Dikur ajo ishte një modele dhe prezantuese e suksesshme. Tani është një biznesmene e lumtur, sërish personalitet televiziv. Chanelle Hayes ka shtuar ndjeshëm në peshë, por nuk duket e shqetësuar. Madje ajo duket e lumtur me të dashurin e ri, Ryan Oates. Ai nuk ia hiqte duart 29-vjeçares, e cila së fundmi është talluar shumë nga njerëzit online për shkak të pamjes.