Modelja më e kërkuar në botë, Gigi Hadid, gjithnjë shfaqet tërheqëse me sesionet e saj. Ajo i bën trendet dhe jo më kot është më e kërkuara nga fotografët dhe revistat e ndryshme. Tani ajo ka pozuar për Chanel, ku është shfaqur me një linjë të re veshjes e tejdukshme në pjesën e poshtme, që shfaq atë tejet seksi dhe sensuale. Asaj i shfaqet trupi dhe të pasmet, ashtu sikurse të brendshmet, por në pjesën sipërme është e mbuluar nga një xhaketë. Shikimi i saj sensual dhe e gjithë foto e jashtëzakonshme ka shkaktuar reagime të mëdha në mesin e fansave që janë apasionuar pas Gigit.