Kris Jenner sigurisht se është njëra ndër nënat më të përfolura në botë. Ajo ka arritur që famën e saj të mbajë në top-formë për një kohë të gjatë, duke mos harruar nëna e cilave vajza është – e motrave Kardashian. 61 vjeçarja nuk ka hezituar që pjesën e saj të fundit të këtyre viteve t’i kalojë me një mashkull shumë më të ri se ajo. Kris gjatë natës së kaluar ka shkëlqyer e veshur me një ngjyrë ‘Babypink’ duke dalë për të darkuar me të dashurin e saj 36 vjeçar, Corey Gamble, shkruan Indeksonline. Madje është pikërisht Corey, i cili ka qëndruar afër saj në çdo minutë si gjithmonë duke u treguar shumë i kujdesshëm dhe krenarë për të. Eh, nuk e ka gjithkush fatin e Kris Jenner, të ketë një të dashur të tillë në këtë moshë.