Një amerikan nga Bostoni e theu një rekord interesant. Ai nguli 38 gozhda në një dërrasë duke i goditur një nga një me kokë, në një periudhë kohore më të shkurtër se 2 minuta. “Kokë çekani” John Ferraro e bëri këtë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt nga Rekordet Botërore Giunness në Itali. Shumë shikues kanë ngritur pyetje nëse vërtetë është i mundur një rekord i tillë. Kështu, Daily Mail bën të ditur se kafka e këtij rekordmeni është dy herë më e trashë se e një njeriu të zakonshëm, 16 milimetra trashësi, krahasuar me 6.5 të një personi normal. Ferraro e kishte zbuluar këtë fakt për jetën e tij kur ishte fëmijë dhe kishte filluar t’i godiste dyert e shtëpisë së tij me kokë duke ndjekur vëllanë e tij.
Futet në Guinness, ngul 38 gozhda me kokë (VIDEO)
Leave a comment