Shkup, 20 korrik – “Për kafshë të shëndetshme dhe të lumtura” është fushata për ngritjen e vetëdijes te vizitorët, qëllimi i të cilëve është të ndalohen vizitorët e pandërgjegjshëm të hedhin ushqime, por edhe mbeturina në vendbanimet e kafshëve në Kopshtin Zoologjik.
“Filluam me fushatën për mbrojtje të kafshëve. Arsye për atë janë qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët edhe krahas paralajmërimeve, kafshëve u japin ushqim me kalori të larta, por hedhin edhe mbeturina të cilat mund ta rrezikojnë jetën e tyre. Kafshët tona ushqehen me ushqim të shëndetshëm, rregullisht dhe sipas normave. Çdo banor i Kopshtit Zoologjik e ka menynë e tij, ndërsa ushqimi është përbërë vetëm nga ushqimi i cilësisë së lartë i pasur me vitamina, minerale, proteina”, kumtojnë nga Kopshti Zoologjik.
Drejtori i Kopshtit Zoologjik Gjorgji Galetanovski thotë se ushqimin që e hedhin vizitorët ndikon në dëm të shëndetit të këtyre kafshëve.
Ai shton se e para në rolin e ZOO kujdestare është përfshirë këngëtarja Tamara Todevska me vajzën e saj Hana. Tamarës do t’i bashkangjiten edhe shumë personalitete tjera publike, sportistë, këngëtarë, aktorë të cilët do të jenë në rolin e kujdestarëve në ZOO dhe do t’i paralajmërojnë dhe edukojnë vizitorët e pandërgjegjshëm të mos hedhin ushqim të pashëndetshëm te kafshët.