Audi ka publikuar fotot e para zyrtare të makinës së saj të re A1, që do të dalë në shitje muajin e ardhshëm. Makina më e vogël e kësaj marke ka shënuar shumë sukses që kur u nxor në treg në vitin 2011, me 830 000 shitje deri tani. Tani, Audi i ri A1 premton më shumë teknologji dhe prakticitet. Makina është e bazuar në platformat e njëjta të Volkswagen Polo dhe SEAT Ibiza.