Ata njihen për akrobacitë e tyre në pemë, por këto foto spektakolare sigurisht do ju befasojnë. Fotot e realizuara në Suedi dhe tregojnë se si një ketër është kapur në dy lule në kërkim të vaktit të tij. Duket sikur ketri do të ndahet në dysh në një kohë që këmbët i ka vendosur në dy lule të ndryshme.
Fotot e mrekullueshme janë realizuar nga fotografi Geert Weggen, një profesionist që i fotografon ketrat prej pesë vitesh. “Ketra po kërkojnë ushqim dhe me këtë rast unë var vaktin e tyre në ajër mbi lulet e luginës”, tha 49 vjeçari. “Këto ditë kanë qenë më shumë se 12 ketra të kuq, që kanë vizituar kopshtin tim dhe unë i fotografoj ato teksa rri në kuzhinë”.