Filmi gjerman “Toni Erdman” me skenar dhe regji të Maren Ade sonte do të shfaqet në kuadër të manifestimit të sivjetshëm “Vera e Shkupit”.
Filmi është komedi dramë, i cili flet për luftën e prindërve për vendin në jetën e vajzës së tyre. Rolet i luan Sandra Hiler, Peter Simonishek, Tomas Lojbl, Vlad Ivanov…. Filmi është fitues i çmimit filmi më i mirë evropian, ndërsa ka marrë edhe katër çmime të tjera evropiane. U nominua edhe për Palmën e Artë, Oskar, Globusi i Artë, Cezar dhe BAFTA.