Është padyshim një prej makinave më të bukura që mund të kemi parë, por çmimi ndoshta është pak i ekzagjeruar, pavarësisht historisë që ka. Ky Ferrari ka dalë në shitje për shifrën e 12 milionë dollarëve. Ferrari 250 GT California Spyder, i prodhuar në vitet ’60, është ruajtur në gjendje perfekte siç mund të shihet. Ajo është cilësuar si Ferrari më e bukur në botë.