Familjarët rrahin plakun nga Tetova

203

77 vjeçari M.J nga Tetovë, të dielën ka denoncuar se rreth orës 10 është sulmuar nga një i afërm me iniciale B.J., 56 vjeçar, gruaja dhe djali i tij. Sulmi ka ndodhur pasi që ai ka arritur në shtëpinë e tij në afërsi të rrugës së Hekurudhës në Tetovë. Kur ka hyrë në shtëpi, i denoncuari B.J me gruan dhe djalin janë hedhur mbi atë dhe e kanë rrahur me grushte, ndërsa nga gruaja e B.J, është sulmuar në kokë me send të fortë dhe ka humbur vetëdijen. Kur është vetëdijesuar, tre pjesëmarrësit në sulmin fizik kanë vazhduar ta rrahin dhe ta ofendojnë, duke e kërcënuar për disa mosmarrëveshje pronësore –juridike. Me lëndimet trupore 77 vjeçari është dërguar në Klinikën e Tetovës dhe i është dhënë ndihma e parë. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa tre personat e dyshuar gjatë ditës do të ftohen për bisedë informative.

Të Ngjajshme