Stamboll, 26 qershor – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e hodhi poshtë kërkesën e vendeve udhëheqëse arabe që t’i tërheq forcat turke nga Katari, duke e vlerësuar si “të pasjellshme”.Erdogan, pas faljes së namazit të Bajramit, deklaroi se vendi i tij nuk do të kërkojë leje nga të tjerët kur kontrakton marrëveshje për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes. “Kërkesa që Turqia t’i tërheq ushtarët e saj është pikëlluese dhe shenjë e mosrespektimit të Turqisë”, theksoi Erdogan. Ai përsëriti se vendi i tij edhe më tej do ta mbështesë Katarin kur janë në pyetje sanksionet e vendosura ndaj Dohas zyrtare nga ana e disa vendeve arabe. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini i kanë ndërprerë lidhjet me Katarin për shkak të gjoja mbështetjes së terrorizmit. Shtetet arabe kanë dorëzuar listë të kërkesave dhe vendosën afat prej dhjetë ditëve për realizimin e të njëjtave, në të cilët është përfshirë edhe pagesa e shumicës së pasaktësuar të dëmit. Katari e ka shqyrtuar listën me kërkesat e drejtuara deri te ky vend nga ana e katër vendeve arabe, të nevojshme për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella. Megjithatë, emirati i vogël, por i pasur dhe me ndikim në Gjirin Persik këto kushte i vlerësoi si të paarsyeshme dhe jo të realizueshme. Kërkesat parashikojnë 13 pika, mes të cilëve kërkohet që Katari t’i ndërprejë të gjitha lidhjet me lëvizjen “Vëllazëria myslimane” dhe me grupet tjera si Hezbollah, Al Kaeda dhe Shteti Islamik. Sipas listës së kërkesave, Katari duhet të heq dorë nga neutralizimi i qytetarëve të katër vendeve dhe t’i dëbojë ata të cilët janë në territorin e saj. Është paraparë që edhe Katari t’i dorëzojë të gjithë personat për të cilët është shpallur urdhër-arrest në Arabinë Saudite, Egjipt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein nën akuzën për terrorizëm, ta ndalojë financimin e organizatave ekstremiste, të shpallur për terroriste nga ana e SHBA-së, si dhe të dorëzojë informacione për opozitarët. Sa i përket pjesës për Iranin, theksohet se Katari duhet t’i mbyllë përfaqësitë diplomatike në Iran dhe t’i dëbojë të gjithë anëtarët e Korpusit elitar ushtarak iranian në gardën e Revolucionit islamik dhe të tregtojë me Teheranin në pajtim me sanksionet amerikane. Në kërkesën për mbylljen e Al Xhaziras, secila e të cilës është në Doha theksohet se Katari duhet t’i mbyllë të gjitha filialet e kanaleve satelitore televizive. Kjo do të thotë edhe mbyllje e redaksisë së gjuhës angleze. Fqinjët e Katarin e akuzojnë Al Xhazirën se nxit trazira në rajon dhe e mbështet Vëllazërinë myslimane.