Ankara, 18 shtator – KB duhet të reformohet, por Organizatës i nevojiten reforma strukturore, deklaroi sot në Nju-Jork, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. “Reforma sërish është në rend dite të sesionit të sivjetmë të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së. Por, nuk është reformë siç e dëshirojmë ne. Ajo që me të vërtetë duhet është reformë në strukturat e KB-së”, deklaroi Erdogan në ceremoninë e hapjes solemne të “Dhomës turke” në Nju-Jork. Sipas tij, nëse nuk zbatohen reforma strukturore, nuk është e mundur të ekzistojë “Organizatë e shëndoshë e Kombeve të Bashkuara”. Erdogan, i cili në Nju-Jork do të marrë pjesë në seancën vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, vlerësoi se struktura aktuale e Organizatës “nuk i shërben qëllimit për garantimin e paqes globale”. “Derisa rritet numri i vendeve, ndryshon edhe forma e kanosjeve. Është e domosdoshme të përcaktohen metodat e reja për luftë kundër këtyre kanosjeve”, theksoi Erdogan, duke shtuar se Turqia ka propozuar që Stambolli të bëhet “qendër e KB-së”.