2017 rezervon një finale që mbart në vetvete një verdikt për Realin e Madidit. Në prag të ndeshjes që gjithmonë rezervon elektricitet siç është rasti i “El Clasicos”, triumfi do përkthehej në mundësinë më të mirë për Los Blancos duke i dhënë jetë shanseve të tyre garën për titull në La Liga, një trofe që i nevojitet me domosdoshëmri madrilenëve bashkë me “Copa del Rey”, “Champions League” që duke i shtuar edhe sukseset në Superkupën e Evropës, atë të Spanjës dhe Botërorit të klubeve do të bënte të mundur arritjen numrin magjik të gjashtë trofeve mitik.
Ndaj në rast të një disfate në “Bernabeu” në duelin e titanëve që parashikohet sërish me Barcelonën, ëndrra e Zinedin Zidan dhe mbretërorëve të tij do të zhbëhej si një flluskë sapuni.
Edhe për Kristiano Ronaldon kjo është një sfidë vendimtare. “Do të ishte shumë bukur nëse do të fitonim ‘El Clasicon’ shprehet Ronaldo, gjithsesi asgjë nuk mund të zbehë sukseset e klubit mbretëror.
Për madrilenët rezultati i këtij dueli do të ishte përgjigja më e mirë për vazhdimësinë e sezonit, të cilin në rast disfate do ta mbyllnin pas 6 ditësh e në rast triumfi pas 5 muajsh. Gjithsesi, optimizmi nuk mungon dëshira për të bërë mirë e për t’u rikthyer më të fortë ka lindur sërish në kampin merengues pas suksesit të fundit në Botërorin e klubeve.
Los Blancos janë të vetëdijshëm për situatën e tyre në La Liga, ndaj do të luajnë çdo gjë për këtë klasike dhe tre pikët që ajo rezervon, e duke marrë parasysh ritmin e qëndrueshëm që Barcelona po jep, duke iu mbyllur hapësirat rivalëve për t’u afruar me ta, duket se rruga e suksesit për Realin e Madridit kalon nëpër korridorin Barcelonë.