Efekti i të qenit vegjetarian

22

Në vitet e fundit, ju mund të keni vënë re gjithnjë e më shumë se njerëzit rreth jush po i kthejnë shpinën ushqimit me produkte mishi. Zakonisht në ahengjet ku ju merrni pjesë çfarë do qofshin ato, familjare apo të shoqërisë, gjithnjë e më shumë prezentë janë ushqimet vegjetariane, njofton Klan Kosova. Duke qenë se ushqimi prej sallatash të ndryshme, po bëhet më i popullarizuar, në Australi sipas një studimi të fundit, rezulton se të qenit vegjetarian sjell më pak rreziqe për vdekje të parakohshme. Ky studim vlen të merret parasysh pasi Australia njihet si qendra kryesore e hulumtimeve më të mëdha të plakjes së shëndetshme. Për të kuptuar këtë detaj, janë angazhuar më shumë se 260 mijë burra e gra të moshës 45 vjeçare, ku u janë bërë analizat e duhura për të kuptuar nëse të qenit vegjetarian është i dëmshëm apo jo për shëndetin.

Të Ngjajshme