Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur që deputetëve të akuzuar, Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi, t’iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Kjo periudhë përkon respektivisht më datën 27 janar 2018, njofton Klan Kosova.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj–Bujupi, u arrestuan me 27 nëntor të këtij viti.
Rreth këtij vendimi ka njoftuar Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, përmes llogarisë së saj në facebook:
”Albinit dhe Donikes gjyqtari i klanit Pronto ia paska vazhduar edhe per 1 muaj paraburgimin!”, përfundon ajo reagimin e saj, njofton Klan Kosova.