Një kompani kanadeze e lojërave të seksit është gjobitur me 3 milion dollarë, si dëmshpërblim për konsumatorët e saj, pasi mblodhi të dhëna rreth zakoneve të tyre seksuale, pa leje. Vendimi erdhi pas padisë së ngritur kundër Standard Innovation, kompania që qëndron pas një vibratori të cilin ajo e përdori për të përgjuar konsumatorët. Standard Innovation do të duhet të paguajë mbi 7400 dollarë çdo person që përdorte aplikacionin që shoqëronte këtë pajisje, We-Vibe 4 Plus app. Ky i fundit shërbente për t’u lidhur me lodrën e seksit me anë të Bluetooth, duke u dhënë mundësinë përdoruesëve që ta kontrollonin me anë të telefonit. Ajo që kompania kishte fshehur ishte fakti se aplikacionin e përdorte për të mbledhur të dhëna personale mbi konsumatorët e saj, pa dijeninë e tyre. Këto të dhëna i tregonin kompanisë sa shpesh dhe për sa kohë përdorej kjo pajisje. Ajo ishte gjithashtu e lehtë për t’u hakuar, që do të thotë se një palë e tretë mund ta kontrollonte nëse kapte rrezen e Bluetooth.