Konstatimi se jemi prodhim diplomacie si shtet më hap kujtesën e cila ka arkivuar sa e sa intervenime pozitive diplomatike në vend, ( e kur i referohem ndikimit diplomatik, i referohem diplomacisë së botës perëndimore!). Të gjitha intervenimet kanë qenë të spikatuna në kohë krizash të thella e kjo më bën të kuptoj se ky inercion ndikimi pozitiv i ndërkombëtarëve ndaj këtij shteti do vazhdojë edhe më tej edhe më shumë gjatë biles
Nga Adelina MARKU
Edhe jeta me vrap e me shumë para është e mundimshme , por edhe ajo e ngadalta e e fukarasë është e mundimshme. Mere si t’a marësh , qenka betejë çdo gjë e gjithmonë ! Edhe i pari edhe i dyti megjithatë kanë një gjë të përbashkët: mendojnë për të nesërmen ! Ajo, e nesmja vjen pandalë! E si na gjen se…?
Jeta e të parëve mundimin e ka tek fenomeni i shtimitë paraja shton paranë dhe bëhet më e madhe se nevoja individuale e familjare , prandaj shndrohet në INSTITUCION që kërkon menaxhim. Ndoshta tek menaxhimi qëndron ngarkesa psiqike apo…ajo që shkakton tollovina tjera, frikën nga humbja, frikën nga shtimi, obligimin e shtum. Ndërsa fukaraja ka frikën ndryshe, ai/ajo mendon se a ka t’a ushqejë fëmijën të nesërmen që vjen! Kjo frikë ta çan zemrën tej e përtej! Kaq… Këtu yemra vuan, ajo që është më e dobta!
Por sa mendon i pasuri në të varfrin …?
Ndoshta përgjigja është po aq e thjeshtë,… me sa duket për aq sa refuzon i varfëri të mendojë në të pasurin…! Janë këto dy botëra që nuk flasin e nuk e kuptojnë gjuhën e njëri tjetrit.
Por përse të Mëdhenjtë duan të kuptojnë një cop vendi si ky yni me kaq përkushtim? Ç’është ai dimension moral – t’a quaj e kam gabim, (nuk ka të bëjë me moralin, atëherë…) , ç’qenka ai dimension etik – t’a quaj e kam gabim, (oh nuk ka të bëjë me etikën…) , ç’qenka ajo që bën fukaranë të bëhet herë – herë qendër e vëmendjes ndërkombëtare dhe për t’a ndihmuar? Meqë do vite goxha i bëmë mes përpëlitjesh e përsiatjesh ballë-ballë me “ekskluzivitetet” e Maqedonisë, (shpesh biles edhe të trajtave markante) , për gjeneratën time tanimë nuk është tabu të kuptuarit se vendi ku jetojmë është prodhim diplomacie dhe prandaj teren diplomacie, por prandaj edhe teren i lëshueshëm edhe për lojëra të shpejta e luftënxitëse që kontrollohen shpejtas nga po ai që i shkakton e nxit ato! Pra , nuk ka të bëjë me trashëgimi prandaj ndoj’historie marrëdhëniesh ndërkombëtare , por ka të bëjë me një investim/pranim që është bërë nga bashkësia ndërkombëtare e i cili shihet të mbahet e të mos shkojë në bankrot. Unë nuk ju vërtetova diçka që nuk e dinit apo, por e shkruaj publikisht ngase origjina , pra aty ku filloi tregimi mbi këtë shtet- ka rrëndësi përgjatë rritës së tregimit. Ndërsa tani jemi në një fazë kur kuptojmë se duhemi shkëputur nga origjina që e kish gatuar politika e asaj kohe!… E se gjërat duhen funksionuar sipas një fillese të re të cilën poaq ndërkombëtarët e bëjnë të mbijetojë ! Popullorçe: ia kanë marrë dorën! Meqë të gjitha elitat politike, qofshin të majtët, qofshin të djathtët, nuk ditën të mendojnë për fukaranë ( për shtetin dhe votuesit) por vetëm për të krijuar Madhështinë instante të parave përmes vjedhjes e korrupsionit, ndërkombëtarët rikthehen dhe vendosin fukareshën para kushteve që duhet t’i plotësojë poaq instant sa ia bënë vjedhjen elitat politike të veta, e me qëllim për t’i ikur edhe kësaj here falimentimit! Dhe do shpëtojë edhe kësaj here, këtu nuk e vë asnjë dyshim biles, por ajo që më shpërfaqet si faktor shqetësimi është mos-pasja ide për zhvillim ekonomik të këtij vendi. Nuk është aspak i ri gjykimi se ekonomia e rrënduar sjell subkulturë paraekonomike, e atilla që lejon larjen e parave dhe prandaj edhe krijimin e vazhdueshëm të “pseudoinvestimeve” në gjëra të cilat nuk i përkojnë shoqërisë ku jetojmë . Ndoshta kështu duhet kuptuar projekti 2014 (… dhe ky jo si i vetmi perversion prodhimi instant për të dominuar tjetrin!), por edhe zëvendësimi i kulturës sonë shqiptare me trajta subkulturore , siç janë kohëve të fundit devijimi në arsim, submenaxhim institucionesh dhe në fe sidomos, tuj e leju intepretimin e fesë nga shtëpia e ndjesisë së shenjtë në ndjesi materialiste, ose siç e quajnë tanimë: fe politike.
Tani, për t’i dhanë ide bërjes politikë mjafton të dëgjosh bisedën e një tavoline familjare shqiptarësh ose të lexosh urimin për Natën e Madhe e që e pranova jo më larg se dje e ku miku më shkruan: “Urime Nata e Madhe , Zoti na e shtoftë drejtësinë dhe na e forcoftë Imanin tonë!”
Ia ktheva: “Faleminderit e kontribuofshi për kulturë e komb!” Ma ktheu përsëri e në emër të Zotit : “S’ka përse, Zoti na e shtoftë edhe më shumë kontributin tonë në këta dy çështje…!”. Më forcoi bindjen kjo përgjigje se rrëshqitjen mund t’a kemi lejuar vetë, e se po të njëjtën duhemi zhbamun e ndrequn vetë! Si laike që jam në lexime fetare por e fuqishme në besim ndaj Zotit, ndjeva grymje të ndërgjegjes sepse nuk kapja qartë spikamën e fjalës IMAN që më përcolli në uratë miku im besimtar. Nguta të gjej kuptimin dhe më ndriti koncepti që përcillte kjo fjalë: Imani është shqiptim me gojë, besim me zemër dhe të punuarit me gjymtyrë.
Padyshim besimi shtohet me bindje dhe vepra të mira në kuptimin tim dhe, që t’i kthehem diplomacisë e vendit ku jetojmë pa hyrë në dilemën hamletiane se a bëri mirë diplomacia që prodhoi këtë shtet ose jo …do doja të vazhdoj tek dhënia ide politikës e ekonomisë përmes bërjes mirë ndaj vendit. Konstatimi se jemi prodhim diplomacie si shtet më hap kujtesën e cila ka arkivuar sa e sa intervenime pozitive diplomatike në vend, ( e kur i referohem ndikimit diplomatik, i referohem diplomacisë së botës perëndimore!). Të gjitha intervenimet kanë qenë të spikatuna në kohë krizash të thella e kjo më bën të kuptoj se ky inercion ndikimi pozitiv i ndërkombëtarëve ndaj këtij shteti do vazhdojë edhe më tej edhe më shumë gjatë biles. Por ,” e keqja” e kësaj është tek varshmëria që krijojnë ata përmes ndikimit në shoqëri e vendimarje vetanake! E vogla Maqedoni nuk e bën ndryshimin për të mirë vetë, ajo nuk ka besim të mjaftueshëm për të bërë këtë lloj ndryshimi, ndërkombëtarët këtë e dinë më mirë sepse vetë e kanë pjellë Maqedoninë apo,…dhe kur përsëri në gjuhën e Librit të Shenjtë do doja të gjej nevojën për faleminderim ndaj diplomacisë perëndimore , po citoj një hadith që thotë : “Kush prej jush shikon ndonjë të keqe, atëherë le ta ndryshojë me dorën e tij. Nëse nuk mundet, le ta ndryshojë me gjuhën e tij. Por nëse përsëri nuk mundet, le ta ndryshojë me zemrën e tij, ndërsa ky është besimi më i dobët.”…
E kur vjen tek zemra, tek ky besim i vagët e shumë emocioanl, gjërat kthehen keq këtu tek ne…Ma e mira është që gjërat të fillojmë t’i ndryshojmë me dorën e gjuhën tonë tanimë…, sepse jeta në rrenën e madhe e vjedhjen e gjatë ka humbur kuptimin tanimë!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)