Policia është vënë në kërkim të një njeriu që shkrepi një ‘selfie’ teksa po voziste. Në fotografi, të cilën ai e kishte publikuar në rrjetin social Twitter, në reflektimin nga syzet e tij mund të shihet dora e tij duke drejtuar makinën me timon, shkruan The Telegraph. Një oficer policor nga Northumbria kishte shkruar në Twitter: “Janë njerëzit si ky që i përfundojnë duke i shkatërruar jetët e të tjerëve përmes budallallëqeve të veta”.