Konflikti verbal në Botsvanë doli prej kontrollit dhe u shndërrua në konflikt fizik i cili përfundoi me lëndim të rëndë të testikujve. Një konflikt dashuror në qytetin Samuçimi në Botsvanë përfundoi mjaft keq për mashkullin (33) i cili reagoi zëshëm pasi që gruaja e tij 32 vjeçe u kthye shumë vonë nga mesha e mbrëmjes. Gjatë fjalosjes gruaja thjesht ia kafshoi testikujt burrit të vet. Udhëheqësi policor Goitsemodimo Molapisi nga Botsvana ka deklaruar se si burri fatkeq atë natë përfundoi në spital në pranimin emergjent ku mjekët me operacion e kanë qepur dhe mezi ia shpëtuan organin i cili varej vetëm në një pjesë të vogël të lëkurës, derisa gruaja është ndaluar dhe së shpejti do të detyrohet që para gjykatës të shpjegojë veprën e vet, transmeton Daily Mail.
E pazakontë: Pas fjalosjes, gruaja ia kafshoi burrit testikujt
Leave a comment