Sipas të dhënave të mbledhura nga shoqëria e statistikave MVPindex, mes Facebook, Instagram, Twitter, YouTube dhe Google Plus, Dwayne “The Rock” Johnson është aktori më popullor në rrjetet sociale. Lajmi është publikuar nga Hollywood Reporter që ka zbardhur një listë me 10 personazhet më popullorë në rrjet, të prirë pikërisht nga aktori i “Baywatch” e “Jumanji”. Në dy pozicionet më poshtë të këtij klasifikimi renditen Priyanka Chopra dhe Kevin Hart.