Lajmet e mira për fansat e brendit Ducati, sepse ky prodhues italian ka prezantuar dy versione të reja të motoçikletës së saj të famshme – Scrambler. Këto dy versionet e reja – Mach 2.0 dhe Full Throttle, Ducati i ka prezantuar në ngjarjen “Wheels and Waves” në Biarritz, Francë. Frymëzimi për emrin Mach 2.0 vjen nga motoçikleta e cila gjatë viteve 60-a ka shënuar historinë e kësaj kompanie italiane, lansimi i modelit Mach 1 250 në vitin 1965, transmeton Koha.net. Me pamje elegante, Scrambler Mach 2.0 vjen me ulësen Flat Track Pr dhe sistemin e shkarkimit të gazrave me ngjyrë të zezë. Ky version i kësaj motoçiklete, po ashtu, vjen edhe me grafikun e ri të cilin e ka bërë dizajneri Roland Sands i cili është frymëzuar nga helmeta “Bell Cross Idol”. Kjo helmet është në dispozicion në katalogun e Ducatit. Ndërkaq, Scrambler Full Throttle vjen me një pamje sportive, rezervar të ri shkëlqyes për karburant, xhamin e përparmë, ejt. Ducati është munduar që këto dy motoçikleta të lënë përshtypje të fortë në këtë ngjarje në Biarritz të Francës.