Princi Harry dhe aktorja Meghan Markle janë përpjekur ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, por ditën e djeshme janë bërë publike disa foto që vërtetojnë se çifti është më shumë se kurrë i dashuruar. Pas një darke në Soho House në Londër, ata janë parë duke ecur të kapur dorë për dore. Marrëdhënia mes princit dhe aktores ende nuk është konsideruar si diçka zyrtare, megjithatë një burim i afërt me ta pohon se gjërat janë serioze. “Harry ka rënë me të vërtetë në dashuri. Ata e kanë seriozisht me njëri-tjetrin. Nuk do të ishte çudi nëse dëgjoni se shumë shpejt do të ketë dasmë. Ai e ka marrë shumë seriozisht, më shumë se kurrë krahasuar me lidhjet e mëparshme”, ka thënë burimi.