Arno Gujon është i lindur në Grenoble të Francës. Nga babai i tij dhe gjyshi para se të flinte kishte dëgjuar tregime rreth miqësisë serbo-franceze dhe ai ndjehet i afërt me këta njerëz të cilët nuk kishte pasur kontakt. Pas luftës në Kosovë, në saje të tij gjatë këtyre 13 viteve të fundit, serbët e Kosovës morën 3.5 milionë euro ndihma humanitare përmes investimeve direkte, u ndërtuan 24 shkolla, u rindërtuan spitale, kisha dhe manastire. Duke investuar në ferma dhe sera për të ngjallur ekonominë e Kosovës. E gjithë kjo është bërë nga një njeri i cili vetëm kishte dëshirë për të ndihmuar, duke mos pritur ndonjë të mirë në kthim nga banorët serb të Kosovës. Në vitin 2014 ai ishte 19 vjeç, dhe themeloi organizatën “Solidariteti për Kosovën”. Vetëm disa muaj më vonë, Arno morri patent shoferin me ç’rast para vitit të ri, ishte dimër ai shkoi me një kamion nga Franca për në Kosovë për të ndihmuar serbët e Kosovës.