Pas triumfit në finale të Ligës së Kampionëve, lojtarët e Real Madridit u pritën si heronj në Santiago Bernabeu. Lojtarët së bashku me familjarët e tyre festuan së bashku me tifozët të cilët krijuan një atmosferë fantastike. Në festën e kampionëve ishte edhe djali i Cristiano Ronaldos, i cili duket se po shkon pas hapave të babait. Cristiano Ronaldo Jr, ka shënuar një gol të bukur në Bernabeu, e gjitha kjo pasi dribloi në mënyrë fantastike disa fëmijë të lojtarëve. Me siguri kur CR7 të shikojë videon e mëposhtme do të ndihet krenar.