Esther Petrack ishte në rrugën për t’u bërë një modele shumë e suksesshme në realit shown “Next Top Model America”, por zgjodhi t’i bashkohet ushtrisë. Modelja Petrack ndryshoi rrjedhën e jetës së saj, duke u larguar nga modelimi, nga diçka që e ka dashur shumë por si duket më shumë e paska dashur ushtrinë dhe thirrjen për ta mbrojtur një vend. Esther ka lindur në Jerusalem nga një familje fetare e cila për 16 vite ka jetuar në Amerikë, dhe gjatë një vizite që pati të rastësishme në Izrael ajo vendosi të shërbej për diçka më të mirë për njerëzimin, dhe kështu iu bashkua ushtrisë. Kur ajo u pyet për çka do të shërbente, ajo i mohoi kategorikisht postet administrative dhe mjediset e zyrës, ajo këmbënguli mbi pozicionin luftarak të instruktorit në tank. “Zgjedha të bëj diçka shumë ndryshe nga profesioni im, dhe shumë më sfiduese si intelektualisht dhe mendërisht”, është shprehur ajo për mediat amerikane. Kur u pyet për jetën që po lë pas ajo tha duke buzëqeshur: “Epo, një gjë sigurt e di, se thonjtë e mi nuk do të jenë si më parë”.
Dikur modele, sot instruktore për tanke (FOTO)
Leave a comment