Banorët nën digën më të madhe në SHBA, në afërsi të qytetit Orovil, në Kaliforninë e Veriut janë evakuuar urgjent pasi që autoritetet kanë lajmëruar se diga mund të bie për shkak të qarave të cilat janë hapur prej presionit të madh të ujit i cili është mbledhur pas reshjeve të shumta. Enti për burime ujore i Kalifornisë ka publikuar në Twitter të dielën se parashihet që diga do të rrëzohet pas disa orëve. Janë evakuuar rreth 188.000 njerëz. “Gjithmonë kur për kohë të shkurtër duhet të evakuuoni kaq shumë njerëz mund të pritni situata kaotike”, ka thënë Kory Honea nga policia lokale. Shumica të evakuuar janë vendosur nëpër hotele të afërta të cilët nuk janë të rrezikuar drejtpërdrejti, transmeton gazetametro.net. Inxhinierët qysh të enjten kanë filluar të lëshojnë ujin nga liqeni akumulues, duke vërejtur se po mungojnë copa të mëdha të betonit. Të premten niveli i ujit ishte dy metra nën majën e digës, ndërsa u rrit për shkak të shirave të forta dhe borës të cilat ranë pas disa viteve të thatësisë së madhe në Kaliforni. Të përkujtojmë, në digën më të lartë në SHBA, javën e kaluar është hapur një vrimë gjigante. Ajo është e gjatë rreth 80 metra, e gjërë 50 ndërsa e thellë rreth 10 metra.