Një 30-vjeçare, edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar nga policia pas denoncimit të prindërve për dhunë ndaj fëmijëve të tyre. Ngjarja ka ndodhur në një kopsht privat në rrugën “Nikolla Lena”. Dy prindër fëmijësh kanë denoncuar në komisariat edukatoren, duke pretenduar se në datat 30 dhe 31 majD.R., 30 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së këtij kopshti, ndërsa mbi edukatoren rëndon akuza e keqtrajtimit të të miturve.