Zejnulla VESELI
Shkup, 28 prill – Gjatë këtij viti Maqedonia duhet të kthejë 300 milionë euro borxhe të huazuara nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe së bashku më deficitin e projektuar prej 300 milion euro, deri në fund të këtij viti shtetit i nevojiten para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej 600 milionë euro, shkruan gazeta KOHA. Mirëpo, kur kemi parasysh që kriza ekonomike dukshëm ka ndikim negativ në ekonomike e vendit, ekspertët ekonomik shprehen shumë skeptik se Maqedonia do të mund të siguron para të mjaftueshme për të paguar borxhin apo për të mbuluar deficitin buxhetor, për shkak se realizimi i të hyrave në buxhet gjatë tre muajve nuk po shkon sipas parashikimeve. Me mosrealizimin e të hyrave të parashikuara me buxhetin e këtij viti, analistja ekonomike Bllagica Petreski vlerëson se në momente kur kemi mungesë të parave në buxhet, gjegjësisht realizimi i parashikimeve të hyrave tatimore në buxhet për tre muajt e para është tepër i ulët, atëherë ekziston rreziku për mos servisim të rregullt të pagesave të detyrueshme të parapara për këtë vit kalendarik. “Prandaj, është më se e domosdoshme që shteti të ketë kujdes të veçantë se si do të menaxhon me financat publike, sidomos kur vendi ende është në krizë të thellë politike. Moszgjidhja, apo thellimi sa më shumë i krizës politike muajve të ardhshëm edhe më tepër do të përkeqëson kondicionin e buxhetit sa i përket grumbullimit të hyrave tatimoreve dhe kontributeve dhe kështu ta vështirëson edhe më shumë rritjen ekonomike si dhe të zvogëlon konsumin e përgjithshëm. Atëherë mungesa e parave nga të hyrat dukshëm do ta sjellë në pikëpyetje mbarëvajtjen ditore të buxhetit”, thotë për KOHA Petreska. Sipas Petreskës, analizat e fundit e realizuar nga Instituti për hulumtime ekonomike dhe politike “Finance Think”, tregon se në kuartalin e parë edhe përkundër faktit se të hyrat janë rritur për 5 për qind ndërsa shpenzimet janë në nivelin e njëjtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për mbulimin e deficit buxhetor, brenda dy muajve në tregun financiar vendor përmes letrave më vlerë Maqedonia ka grumbulluar 40 milionë euro si dhe 33 milionë euro ka tërhequr nga llogaria depozitare e Qeverisë në Bankën Popullore të Maqedonisë. “Në janar për të mbuluar deficitin buxhetor prej 40 milionë euro shteti emetoi letra me vlerë prej rreth 40 milionë eurove, ndërsa në muajin shkurt nga llogaria depozitare në Bankën Qendrore ka tërhequr edhe 33 milionë euro. Për momentin në llogarinë depozitare Qeveria ka në disponim rreth 500 milionë euro të akumuluara nga emetimi i fundit i euorobligacionit në qershor të vitit të kaluar. Të supozojmë se për kthimin e borxhit prej 300 milionë euro që duhet t’ua kthen deri në fund të këtij viti institucioneve financiare ndërkombëtare si dhe plus 300 milionë euro për të mbuluar deficitin buxhetor të paraparë për këtë vit, ndërsa në llogarinë depozitare Qeveria ka vetëm 500 milionë euro, atëherë do të duhet edhe 100 milionë euro tjera të cilët vështirë se do të mund të sigurohen nga të hyrat në buxhet siç po realizohen gjatë këtyre tre muajve të parë të këtij viti”, thotë Petreska. E vetmja alternativë, sipas saj, është që qeveria të siguron 100 milionë tjera të nevojshme për të kthyer një pjesë të borxhit të jashtëm dhe të mbulon deficitin buxhetor është të shkurton harxhimet jo produktive dhe këto harxhime assesi nuk duhet të bien mbi investimet kapitale të parapara për ketë vit sepse më shkurtimet e parave për investimet kapitale ngadalëson punën e sektorit privat në Maqedoni, që është një fakt plus që në buxhet të kemi më pak të hyra në buxhet. “Të supozojmë se qeveria do t’i shpenzon të gjitha paratë nga llogaria depozitare në vlerë prej 500 milionë euro që të kthen një pjesë të borxhit të jashtëm në vlerë prej 300 milionë euro si dhe 300 milionë euro për mbulimin e deficitit buxhetor, atëherë do të paraqitet një minus prej 100 milionë euro dhe për sigurimin e këtyre 100 milionë eurove do të duhet të emeton letra me vlerë në tregun bankar në Maqedoni apo të heqë dorë nga harxhimet jo produktive”, thotë Blagica Petreska, analiste ekonomike pranë Instituti për hulumtime ekonomike dhe politike “Finance Think”.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara