Në vendin komunist të Koresë së Veriut ndalohen disa gjëra që në vendet perëndimore janë të paimagjinueshme.
TË KONSUMOSH ALKOOL. Një oficer u ekzekutua në vitin 2013, për mungesë respekti ndaj Kim Jong-il pasi konsumoi alkool gjatë zisë 100-ditore
TË SHIKOSH TELEVIZOR. Vitin e fundit janë ekzekutuar 80 njerëz për shkak se kanë shikuar emisione të Koresë së Jugut. Ekzekutimet janë parë nga 10 mijë njerëz, përfshirë edhe fëmijë.
TË NGASËSH MAKINËN. Vetëm zyrtarët shtetërorë lejohen të kenë veturë. Vetëm 1 në 100 njerëz kanë një veturë në Korenë e Veriut.
TË LUASH MUZIKË. Asnjë këngë perëndimore nuk lejohet të dëgjohet.
TË KESH KONTAKT ME NJERËZ JASHTË VENDIT. Të telefonosh dikë jashtë Koresë së Veriut mund të kushtojë me jetë. Në vitin 2007 një person u vra në stadium pasi bëri disa telefonata ndërkombëtare.
TË JAPËSH MENDIM. Asnjë opinion nuk lejohet. Kushdo që kritikon regjimin dërgohen në kamp edukimi.
TË BRAKTISËSH VENDIN. As mos i mendoni pushimet në Korenë e Jugut.
TË BESOSH. Koreja e Veriut pretendon se ofron libri besimi, por një grua u ekzekutua pasi u shpërndau librin e Biblës.
TË SHIKOSH PORNO. Shikimi dhe shitja e pornografisë dënohet me vdekje.
TË JESH ONLINE. Koreja e Veriut nuk lejon përdorimin e internetit.