Deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta kenë në rend dite votimin e demarkacionit më 9 mars të këtij viti. E përfundimin e demarkacionit me Malin e Zi është duke e kërkuar me ngulm BE-ja dhe SHBA-ja, Sipas një burimi demarkacioni do të shkojë në Kuvend për votim më 9 mars, e që kjo do ta zhbllokonte Kosovën në proceset integruese.
Ky burim ka thnënë se pavarësisht që opozita ka paralajmëruar se do të kundërshtojë këtë variant të demarkacionit, “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke kërkuar me urgjencë që të kalojë demarkacioni, për arsye se Kosovë ka mbetur prapa në rrugën e eurointegrimeve, konkretisht me liberalizimin e vizave”, bën të ditur lajmi.net Ndërsa të enjten e ardhshme, më 2 mars, nuk do të jetë në rend dite demarkacioni. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se do të jetë seancë e re plenare, por nuk do të ketë asgjë të veçantë, duke mohuar se do të jetë në rend dite demarkacioni. Ndryshe zyrtarë të lartë të BE-së kanë kërkuar nga Kosova që ta përfundojë demarkacionin për të lëvizur pa viza qytetarët e Kosovës, ndërsa opozita e ka kundërshtuar këtë kusht duke e konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut dhe standard i dyfishtë.