Prishtinë, 4 dhjetor – Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Konel deklaroi se demarkacioni i kufirit me Kosovën nuk është kusht i BE-së, por për liberalizimin e vizave. “Nuk është kërkesë e Bashkimit Evropian, ishte kërkesë e grupit ‘Shengen’ për liberalizmi të vizave, e ne nuk jemi anëtar të këtij grupi”, deklaroi O’Konel në një intervistë për Radio televizionin Dukagjini. Në intervistën ai e ka dënuar korrupsionin dhe nepotizmin në Kosovë. “Në çdo nivel, deri te funksionarët më të ulët në sektorin publik ka manipulime dhe kërkesa, jo vetëm nga subjektet politike, por kjo është kulturë, nëse jeni të lidhur me dikë, duhet të punësosh dikë tjetër”, tha O’Konel.