Në rajonin e Shkupit do të ndërtohen dy stacione transferimi. E para në Shuto Orizarë, e cila do t’u shërbejë komunave Butel, Gjorçe Petrov, Karposh, Saraj, Çuçer-Sandev dhe Shuto Orizarë. E dyta do të jetë në “Vardarishte” Gazi Babë dhe do t’u shërbejë komunave Gazi Babë, Haraçinë, Petrovec dhe Ilinden.
Komunat Aerodrom, Kisella Vodë, Qendër, Çair Zelenikovë, Studeniçan dhe Sopishte do t’i transportojnë mbeturinat e tyre drejtpërdrejtë deri te qendra për menaxhim me mbeturinat “Drislla” Kjo sot u tha në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që u mbajt në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Në debat u prezantua Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor për Sistem të integruar për menaxhim me mbeturinat e forta në rajonin e Shkupit e cila përfshin 17 komuna. Studimi është i përgatitur në suaza të projektit “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosje të sistemit të integruar vetëqëndrueshëm dhe financiar për menaxhim me mbeturina në rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimorë, Vardarit dhe Shkupit”.
Projekti është inicuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në suaza të IPA, i ndarë nga Sektori për financim qendror dhe lidhje të marrëveshjeve pranë Ministrisë së Financave dhe i zbatuar nga ana e ENVIROPLAN S.A dhe partnerët e saj të konsorciumit, LOUIS BERGER – BiPRO GmbH – EPEM S.A. – SLR Consulting Limited.
Tim lideri i projektit Hristos Companidis deklaroi se për momentin në rajonin e Shkupit ka mënyrë të avancuar të menaxhimit me mbeturina, teknologji më të avancuar dhe bëhet riciklim i pjesshëm.
Në debatin publik marrin pjesë përfaqësues nga komunat dhe nga ndërmarrjet publike komunale. Në suaza të projektit deri tani debate publike janë mbajtur në rajonin e Vardarit dhe në Jugperëndim.