Një dosje që përmban 128 faqe prova nga më të ndryshmet nga ish-dadoja e fëmijëve të këngëtares të grupit Spice Girls, Mel B është dorëzuar në gjykatë. Në dosjet fjalë dadoja 26-vjeçare nga gjermania ka dëshmuar se ajo kryente marrëdhënie treshe me çiftin disa herë në javë dhe ka qenë vetë Mel B ajo që i filmonte skenat mes tyre. Lorraine Gilles e ka dhënë këtë dëshmi, pasi Mel tha në sallën e gjyqit se dadoja kishte një lidhje me bashkëshortin e saj dhe madje kishte abortuar fëmijën e tij. Lorraine pretendon se çifti i ka ruajtur videot në celularët e tyre. ‘Publikimi i atyre filmimeve do të ishte shumë i sikletshëm si për mua ashtu edhe për familjen time”, është shprehur 26-vjeçarja, e cila është e martuar.