Domate pa fara, të cilat mund të prodhohen pa i mbjellë është arritja e re teknologjike nga CRISPR, e cila premton shumë shpejt të revolucionarizojë bujqësinë dhe mjekësinë. Rezultati i këtij eksperimenti, i publikuar në “Scientific Reports”, është bërë nga Keishi Osakabe, i universitetit japonez ‘Tokushima’, duke futur një mutacion në një gjen të vetë bimës. “Këto domate që mund të prodhohen pa pasur nevojë për mbjellje dhe mund të ketë një ndikim të madh për prodhimin e tyre gjatë muajve të dimrit”, tha për Ansa.it, Pierdomenico Perata. Për të arritur këtë qëllim shkencëtarët japonezë thjesht kanë futur një mutacion në një gjen të vetëm, duke e shtyrë më tek prodhimin e hormonit të rritjes. CRISPR/Cas9 është teknika që e bën të mundur këtë ndryshim edhe është një mënyrë e thjeshtë dhe ekonomike dhe shumë e ndryshme nga “metoda tradicionale” e përdorur për të bërë produkte të modifikuara gjenetikisht.