Gjiganti “Samsung” në fund të muajit mars ka prezantuar të shkëlqyeshmin “Galaxy S8” – “mrekullinë” e teknologjisë mobile të telekomunikimit. Kjo pajisje është prezantuar kah mesi i muajit prill edhe në Maqedoni, ndërsa tash më është në duart e shumë përdoruesve, pavarësisht çmimit të tij në tregun e Maqedonisë. Megjithatë, siç duket se për ata të cilët dëshirojnë telefon me performanca të mira dhe që është bërë për të zgjatur një periudhë më të gjatë, çmimi nuk është pengesë që të kenë në duar pajisje të shkëlqyeshme që është më shumë se një telefon i thjeshtë. Modeli “Galaxy S8” dallohet nga modelet e mëhershme sipas më shumë karakteristikave, ndërsa më së shumti veçohet për nga dizajni i tij. Modeli i ri duket si një pllakë e përpunuar dhe e formësuar mirë nga qelqi pa korniza metalike nga anash. Për atë arsye edhe motoja e modelit të ri është “çliro telefonin tuaj”.
Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ me ekranin tyre OLED mundësojnë kthjelltësi të tërë pajisjes. Ekrani plotëson thuajse tërë pjesën e përparme të telefonit dhe kontribuon në pamjen e tij Premium të përkryer. Galaxy S8 dhe Galaxy S8 + më i madh jo vetëm që kanë përmirësime të mëdha në OLED harduerin e tyre të ekranit, gjithashtu kanë edhe shumë karakteristika dhe funksione të reja dhe të përmirësuara të displejit.
Të dyja modelet kanë OLED ekran të rrethuar i cili ka vendosur rekord të ri në performansën e të shfaqurit. Ekrani i rrethuar mundëson dy fusha plotësuese që mund të shihen në të dyja anët, madje edhe kur telefoni është i kthyer me fytyrë teposhtë. Me opsionin “Always on Display” këto telefona mund të përdoren madje edhe si orë nate në tavolinë afër krevatit tuaj.
KARAKTERISTIKAT:
– Galaxy S8 është i pari në gjeneratën e vet të OLED telefonave të mençur që kanë ekran të pafund. Kjo pajisje karakterizohet me 3K rezolucion të ri, ekran – 2960 x 1440 i cili shtrihet në thuajse tërë pjesën e përparme të telefonit prej njërit fund në tjetrin, që rezulton me displej më të madh prej 5,8 inç me lartësi më të madhe në relacion me gjerësinë prej 18,5: 9.
– Galaxy S8 ka prej 5% deri në 19% ndriçim më të madh të ekranit, plus ndriçim më të madh rekord prej mbi 1.000 nit.
– Si pajisje e parë mobile me Premium shtrirje të lartë dinamike (HDR), Galaxy S8 dhe S8+mundësojnë të shihen ngjyrat dhe kontrastet e njëjta të gjalla, me detaje të theksuara.
– Galaxy S8 dhe S8+ ofrojnë nivel të avancuar për përjetime gjatë lojërave me teknologji grafike jetëpërshkruese dhe superiore, si dhe pako të lojërave me tituj cilësor, duke përfshirë edhe lojërat e mbështetura nga Vulkan API.
– Ekrani i S8 është jashtëzakonisht i ndjeshëm në prekje dhe shtypje.
Mbi të gjitha, kjo Samsung pajisje e mençur impresionon me dizajnin e vet. Pajisja e stilizuar zhvendosë kufijtë e dizajnit me ekranin e vet revolucionar të rrethuar dhe kornizat simetrike metalike. Elementi kryesor për telefonin e madh të mençur çdoherë ka qenë displeji i vërtetë inovativ dhe cilësor që do të funksiononte pandërprerë, ndërsa Samsung këtë radhë me të vërtetë na ka mahnitur dhe ka treguar më të mirën deri tani në këtë fushë!