Aorta është ena kryesore e gjakut, e cila del direkt nga ana e majtë e zemrës. Ajo e transporton gjakun nga barkushja e majtë (Ventriculus cordis sinister) për enët e qarkullimit të gjakut në periferi. Funksioni i saj është transporti i gjakut të oksigjenuar në periferi. Pasi që aorta ka një mur shumë elastik, ajo bënë barazimin e shtypjes së gjakut që vjen nga zemra dhe kështu mundëson një transport të rrjedhshëm dhe pa pushim të tij. Shtypja e gjakut matet gjithë kohës nga disa sensorë shtypjeje që ndryshe quhen receptor të tensionit, baro receptor. Aorta është arteria më e madhe e trupit të njeriut dhe ka një diametër prej 2,5-3,5 cm. Ajo ka formën e një shkopi shëtitjeje, me një fillim në formë harku, duke vazhduar me një formë të drejtë deri poshtë në pjesën e komblikut. Meqenëse aorta është furnizuesja kryesore e gjakut në trup, një aneurizëm e rupturuar e aortës abdominale mund të shkaktojë hemorragji jetë-kërcënuese.