Shkup, 15 shkurt – Gjyqi ndërkombëtar në Lozanë (CAS) ka njoftuar skuadrën e Dinamo Zagrebit, se afati në rastin e Arijan Ademit është shtyrë. Afati i fundit është 17 marsi i këtij viti. Cekim, vendimi duhej të sillet të mërkurën, por kjo nuk ndodhi. Me këtë vazhdon parodia rreth këtij rasti me Ademin, dhe ky shtyrje edhe më shumë sjell dyshime rreth vendimit përfundimtar. “Gjyqi sportiv ndërkombëtar në Lozanë (CAS) njofton se është vazhduar afati rreth vendimit për rastin e Ademit. Afati i ri është 17 marsi 2017”, thuhet në kumtesën nga Gjyqi arbitrazh, e cila i është dërguar skuadrës kroate.