Franc Nopça, albanolog i shquar (1877-1933), udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe në jug të Ballkanit (Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi) midis vitit 1903 dhe Luftës së Parë Botërore. Ai kishte një shtëpi në Shkodër, të cilën e përdori si bazë për udhëtimet e tij të shumta në malësinë e Shqipërisë së veriut. Gjatë rrugës mori me vete jo vetëm pushkën, por edhe një “Kodak” dhe bëri fotografi të rralla dhe magjepse të rajonit. Ai qëndroi edhe në Shkup, ku në Çarshinë e Shkupit realizoi edhe këtë fotografi.