Një pilot i vjetër nga Estonia është dënuar me burg në Britani, pasi tentoi të trafikonte një familje shqiptare drejt vendin ishullor. Ai është Algirdas Barteska, 60 vjeç, i cili qershorin e shkuar mori 5 mijë paund nga një familje shqiptare në Gjermani për t’i çuar ilegalisht në Britani. Mirëpo, ai u pikas nga radarët edhe pse po fluturonte ulët. Estonezi kishte vendosur ta ulte avionin e tij të vogël në një rrugë thuajse të braktisur në jug të Britanisë, por u kap nga patrullat e Policisë.