Britani/ Dorëhiqet ministri i drejtësisë: Nuk e mbështes procesin Brexit

Ministri i Drejtësisë në Britani, Phillip Lee, njoftoi sot dorëheqjen për shkak se qeveria po kërkon të kufizojë rolin e Parlamentit në zgjidhjen e marrëveshjes finale për Brexit.

“Arsyeja kryesore për vendimin e marrë është procesi i Brexit dhe dëshira për të limituar rolin e Parlamentit duke kontribuar në rezultatin përfundimtar në një votim që zhvillohet sot”, tha ai.

“Në të ardhmen, do t’i shoh në sy fëmijët e mi, dhe do të them me ndershmëri se bëra më të mirën për ta dhe nuk mundem, me ndërgjegje të plotë, të mbështes mënyrën se si po menaxhohet dalja e vendit tonë nga BE-ja”- deklaroi Phillip Lee.