Prodhuesi i automjeteve BMW do të tërheqë 41.685 vetura nga Kina, për shkak të defektit të “airbag”-ut të automjeteve. Drejtoria për Inspektim dhe Karantinë e Kinës, njoftoi se tërheqja e automjeteve të BMW-së e cila do të fillojë më 9 tetor do të bëhet për shkak të defektit të “airbag”-ut. Bëhet e ditur se tërheqja përfshin 41.685 automjete nga modele të ndryshme të prodhuara nga data 2 shkurt deri më 22 nëntor të vitit 2012. Sipas deklaratës, gjatë fryrjes së “airbag”-ut, paraqitet rreziku për defekt në pedalin e gazit. Gjithashtu, thuhet se ndërrimi i pjesëve që kanë defekte do të bëhet falas. BMW, edhe nëntor të vitit të kaluar, pati deklaruar se do të tërheqë 193.611 automjete për shkak të defektit të njëjtë.