Autostrada Shkup-Kumanovë deri në fshatin Rramanli është “vërshuar” nga forca të shumta policore, të shoqëruara nga njësite speciale të maskuar dhe të armatosur deri në dhëmbë. Mjete të shumta policore janë stacionuar edhe në fshatrat e daljes nga Shkupi drejt rrugës së Aeroportit “Aleksandri i Madh”. Edhe pse nuk është ndaluar asnjë vozitës në autostradën Shkup-Kumanovë, qytetarë të shumtë kanë shprehur shqetësimin për pranimin e forcave të shumta të policisë, ndërsa kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme se çfarë po ndodhë dhe ku janë nisur këta pjesëtarë të policisë.