Edhe te eksperienca e re franceze Marcelo Bielsa do të mbajë nofkën “Loco” (i çmenduri). Tashmë si trajner i Lille ai ka surprizuar skuadrën duke kënduar para të gjithëve këngën “Qué me van a hablar de amor”, një sukses i Julio Sosa. Kaq ka mjaftuar që skuadra të shpërthejë në duartrokitje.