BFI vjen me dy tituj të rinj

114

Shkup, 7 shkurt – Sektori i botimeve pranë Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, këto ditë doli me dy tituj të ri. “Bedri Hamidi, atdhetar dhe udhëheqës shpirtërore myslimane”, të autorëve dr.Qerim Lita dhe Avni Halimi, është monografi kushtuar kësaj figure markante, e cila një kohë ishte edhe në krye të BFI-së. Monografia është bërë mbi dokumentet origjinale të hulumtuara në Arkivin Shtetëror të Shqipërisë si dhe në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë. Titulli tjetër tejet është “Debati gjyqësor si garancë për barazinë në procedurën penale”, i autorit mr. Mustafa Dauti, i cili trajton një tematikë mjaft interesante në lëmin e jurisprudencës, më konkretisht, në procedurën penale të vendit tonë. Libri në fjalë jo që do t’i shërbejë vetëm palëve mbrojtëse, qoftë të paditësit qoftë të të paditurit, por do t’i shërbejë edhe personave të paditur, të cilët do të kenë rastin të informohen lidhur me të drejtat dhe mundësitë e zhvillimit të debateve përgjatë një procesi gjyqësor. Është një doracak i përkryer i kësaj sfere që i përket procedurës penale në vend.

Të Ngjajshme