Beyonce është artistja më e pasur e vitit 2016. Siç del në një klasifikim të revistës “Billboard”, ajo rezulton të jetë këngëtarja më e paguar në nivel botëror. E sapo bëra nënë e dy binjakëve, pas vajzës Blue Ivy, Beyonce rezulton të ketë fituar plot 61.2 milionë dollarë në vit. Në vendin e dytë renditet grupi Guns N’Roses me 42.3 milionë dollarë, ndërsa në të tretin Bruce Springsteen me 42.2 milionë. I katërti renditet reperi Drake me 37.3 milionë dollarë. Ndërkohë në vendin e pestë vjen Adele me 37 milionë dollarë. Grupi Coldplay renditet i gjashti me 32.3 milionë. I shtati renditet idhulli i adoleshentëve Justin Bieber, me 30.5 milionë dollarë.