Londër, 15 janar – Organizata ndërkombëtare humanitare “Mjekë pa kufij” paralajmëron se Beogradi mund të shndërrohet në “Kala të re” sepse në kryeqytetin serb ka shumë refugjatë dhe emigrantë, të cilët janë harruar nga institucionet evropiane, publikoi gazeta londineze “Gardijan”. Gazeta potencon se në mbeturinat për metal afër stacionit kryesor hekurudhor në Beograd, strehim nga dimri i ftohtë kanë gjetur rreth 2.000 refugjatë, me çka ekziston rrezik që ky lokacion të shndërrohet në “Xhungël” të re, kamp migrues në qytetin francez Kale ku disa muaj në kushte mizore qëndruan disa mijë emigrantë, të cilët shpresonin se do të arrijnë nga Franca të shkojnë në Britani të Madhe. “Fëmijët e moshës prej rreth tetë vjet luftojnë për mbijetesë në temperaturat të cilat këtë javë ranë deri në -16 gradë Celsius, pa ujë dhe kanalizim, citon “Gardijan”. Përfaqësuesja e “Mjekë pa kufij” Andrea Kontenta në deklaratë për gazetën pohoi se në klinikat e Beogradit janë hospitalizuar shumë emigrantë me simptoma të hipotermisë dhe helmimit nga thithja e tymit helmues. “Njerëzit djegin çkado që të gjejnë vetëm që të ngrohen”, shton Kontenta, duke potencuar se gjysma e emigrantëve të hospitalizuar janë persona të moshës nën 18 vjeçare. Kontenta thekson se në Serbi për momentin qëndrojnë rreth 8.000 emigrantë, të cilët pas mbylljes së rutës ballkanike të refugjatëve mbetën të ngujuar në territorin serb pa mundësi ta vazhdojnë rrugën drejt vendeve të BE-së.