Katër ditë pasi Jennifer Garner dhe Ben Affleck nisën zyrtarisht procedurat për divorc, ky i fundit është larguar nga shtëpia ku kanë jetuar së bashku. Duket se Affleck përpos që është larguar nga shtëpia ku ka jetuar me Garner dhe tre fëmijët e tyre, ai ka nisur edhe një lidhje të re. “Ai është gati të ecë përpara”, ka thënë një burim i afërt me aktorin. Sipas të njëjtit burim, Garner e ka shumë për zemër ish-bashkëshortin e saj por se ajo mendon se tashmë është koha e duhur për t’i dhënë fund kësaj martese. Por megjithatë duket se Affleck edhe pas largimit nga shtëpia do të jetojë sërish në afërsi të Garner, pasi nuk dëshiron që të largohet shumë nga fëmijët e tyre. Tre fëmijët e çiftit, Violet (11), Seraphina (8) dhe Samuel (5) gjatë tërë kësaj kohe kanë vazhduar të jetojnë me mamanë e tyre në shtëpinë ku më parë kanë jetuar të gjithë së bashku. Në shkresat e tyre, Garner dhe Affleck kanë kërkuar kujdestari të përbashkët juridike dhe fizike të tre fëmijëve të tyre por asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore. Burime të afërta me të dy kanë treguar se ata nuk kanë pasur marrëveshje paramartesore kështu që do të duhet të ndajnë çdo gjë që kanë fituar gjatë martesës së tyre 10 vjeçare.