Shkup, 10 janar – Bashkimi Evropian pret formimin e Qeverisë të bazuar “zgjerimisht” dhe kërkon mbështetje të PSP-së, tha në një deklaratë për 24 Vesti, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. “Zyra e PSP-së është pjesë përbërëse e Marrëveshjes së Përzhinos dhe patjetër të sigurojnë kushte të nevojshme dhe kohë për PSP për ta plotësuar punën kryesore”, tha ndër të tjera Kocijançiq. Reformat urgjente janë prodhim i Raportit të grupës eksperte në krye me Rainhard Pribe dhe të njëjtat janë të ndara në 6 kategori: sundim në drejtësi dhe gjyqësi, depolitizim i administratës publike, reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të Komisionit anketues për incidentet në Kuvend nga 24 dhjetori, si dhe media dhe liri të të shprehurit.