Prishtinë, 12 dhjetor – Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova deklaroi se do të kërkojë përshpejtim të procesit në zëvendësim të funksionarëve kosovarë që e kanë shkelë ligjin, me qëllim që të mund të veprohet kundër tyre.
Në takimin e rregullt të Forumit të nivelit të lartë për koordinim të donacioneve për vitin e kaluar, Apostolova theksoi se fokusi do të mbetet në amendamentet kundër procedurës penale, që kanë të bëjnë me suspendimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të cilët janë të ndëshkuar për veprat penale.
“Miratimi i ligjit kundër konfliktit të interesit. Miratimi i ligjit për prokurorinë shtetërore, për të forcuar zyrën e Prokurorisë speciale. Miratimi i Ligjit për përgjegjësinë e gjykatëseve dhe ndryshimi i ligjit që ka të bëjë me konfiskimin. Sa i përket suspendimit apo shkarkimit të zyrtarëve publik për korrupsion, do t’u rekomandoj fuqimisht që këto ndryshime të jenë të miratuara ndaras. Do të kërkoj një përshpejtim më të shpejtë të zbatimit të kësaj, që të veproj kundër zyrtarëve të korruptuar. Kjo është arritja më e madhe e Kosovës”, theksoi Apostolova.
Apostolova në takimin e Forumit të nivelit të lartë, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, po ashtu ka folur edhe për arsimin në Kosovë, për të cilin tha se duhet fuqizohet MASHT-i me qëllim të zbatimit të reformave të duhura dhe se fokusi duhet të jetë në cilësi.