Arsimimi i fëmijëve sirianë është jetike për t’i parandaluar ata të bien nën ndikim të grupeve ekstremiste, deklaroi kreu i Misionit të Bashkimit Evropian në Turqi, Christian Berger, raporton Anadolu Agëency (AA).
“Mundësimi i arsimit dhe ofrimi i një të ardhmeje për gjeneratat e prekura thellë nga lufta, është një prioritet i llojit të vet”, deklaroi Berger. “Ne, BE-ja dhe Turqia, por edhe rajoni në përgjithësi nuk guxojmë të lejojmë humbjen të një gjenerate të tërë duke e lënë në duart e grupeve ekstremiste dhe të dhunshme. E kemi patjetër, në fakt ne ofrojmë alternativë”, tha më tej ai.
Aktualisht, Turqia paraqet një shtëpi për rreth 3 milionë refugjatë sirianë, flasin shifrat qeveritare sipas të cilave që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, vendi ka shpenzuar 25 miliardë dollarë duke ofruar shërbime dhe strehim. Berger, i cili u emërua në Ankara menjëherë pas përpjekjes për grusht shteti në korrik të vitit 2016, përsëriti mbështetjen e BE-së për institucionet demokratike të Turqisë, njëkohësisht duke dënuar terrorizmin.